Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-09-2023

Nën moduli: Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, sesioni i dytë: Llojet e masave të veçanta hetimore dhe kuptimi i tyre

Më 20 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyre të Kryeprokurorit të Shëtiti.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: vëzhgimi i fshehtë fotografik ose me video, monitorimi i fshehtë i bisedave, montrollimi i dërgesave postare, përgjimi telekomunikimeve, përgjimi i komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik, shfrytëzimi i mjeteve për përcjellje të vendndodhjes, shitja dhe blerja e simuluar e artikujve, shërbimeve apo sendeve, dhënia dhe marrja e simuluar e ryshfetit, hetimi i fshehtë dhe zbulim i të dhënave financiare.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :