Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-10-2023

Nën moduli: Masat e sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurën penale, sesioni i tretë: Arresti shtëpiak, diversioni dhe paraburgimi

Më 10 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: arresti shtëpiak, diversioni dhe paraburgimi.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :