Më 16 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: arresti si masë e caktuar, dispozitat e KPPRK-së në mënyrë të saktë kur shqiptojnë këto masa dhe arsyetimi i vendimit për masën e arrestit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
16-10-2023