Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-10-2023

Nën moduli –Provat në procedurën penale- sesioni i parë: Kuptimi dhe llojet e provave në procedurën penale Burimi i provës dhe mjeteve provuese

Më 17 tetor 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Provat në procedurën penale” me trajnues z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: provat dhe rëndësia e tyre, standardet procedurale karshi të drejtave dhe lirive të njeriut me rastin e marrjes së provës, rëndësia e provave në raport me faktet, me kryersin dhe me sanksionin, kategoria e provave dhe cilësia e provës.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike dhe interaktivitet.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre është nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :