Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-10-2023

Nën moduli – Procedurat e veçanta sipas KPPK, sesioni i tretë: Urdhëri ndëshkimorë

Më 23 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK” me trajnues z. Skender Çoçaj, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni të parë temat që po trajtohen janë: kërkesa për dhënien e urdhrit ndëshkimor, trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm i personave të varur nga droga ose alkooli, shqiptimi i masës për trajtim të detyrueshëm rehabilitues dhe mbikëqyrja e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues nga gjykata.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29  gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komuniteteve tjera një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.

Shpërndaje :