Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-10-2023

Nën moduli – Udhëzuesi për politik ndëshkimore, sesioni i tretë: “Rrethanat për zbutjen e dënimit”

Më 25 tetor 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Udhëzuesi për politik ndëshkimore” me trajnues z. Burim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën Apelit.

Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar: rrethanat për zbutjen e dënimit, zbatimi i udhëzuesit në praktikë, pesha dhe rëndësia e brendshme e rrethanës dhe rëndësia e rrethanës karshi qëllimit të dënimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :