Më 26 tetor 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Udhëzuesi për politik ndëshkimore” me trajnues z. Burim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën Apelit.
Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar: Parimet për caktimin e dënimit me gjobë, kategorizimi i gjobës dhe dënimi i shkaktuar, përcaktimi i pikënisjes për dënimin me gjobë, rrethanat tjera që ndikojnë në dënimin me gjobë dhe zbatimi i dispozitave për dënimin me gjobë për veprat penale të inkriminuar në ligje të veçanta
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
26-10-2023