Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-10-2023

Trajnim mbi metodologjinë e CEPEJ për ngritjen e efikasitetit të Gjykatave dhe zyrave të Prokurorive në bazë të raporteve statistikore dhe dashbordeve në SMIL

Sot më 26 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, projekti i KOSEJ III është duke e zhvilluar trajnimin dy ditorë me fokus metodologjia e CEPEJ në ngritjen e efikasitetit të Gjykatave dhe zyrave të Prokurorive në bazë të raporteve statistikore dhe dashbordeve në SMIL.

Ky trajnim është vazhdimësi e trajnimit të nivelit te pare mbi metodologjinë e CEPEJ, i zhvilluar gjatë vitit 2022, me ç’rast objektivi i përgjithshëm i trajnimit është përmirësimi i njohurive për mjetet e CEPEJ-it dhe mundësitë e ofruara nga Sistemi Informativ i Menaxhimit të Lëndëve (SMIL) për të përmirësuar funksionimin e gjykatave, me fokus në performancën e gjykatës dhe kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore.

Trajnimi do të fokusohet kryesisht në mbështetjen e vendimeve të bazuara në të dhëna, duke përdorur metodologjinë dhe treguesit e CEPEJ-it. Programi i trajnimit do të përshtatet duke marrë parasysh nivelin e mundshëm të njohurive të ndryshme të mjeteve të CEPEJ-it të prokurorive në krahasim me gjykatat. Aktiviteti do të paraqet një mundësi për Gjykatat/Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Prokuroritë/Këshilli Prokurorial i Kosovës që të diskutojnë sfidat e përbashkëta në lidhje me efikasitetin dhe performancën dhe për të identifikuar zgjidhjet e mundshme bazuar në metodologjinë CEPEJ.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit do ta ndahen edhe në grupe punuese dhe do ta kenë mundësinë që ti paraqesin të gjitha arriturat, sfidat, problemet lidhur me pranimin e lëndëve, procedimin e tyre, monitorimi i punës përmes SMIL.

Trajnimi është duke u mbështetur dhe moderuar nga katër eksperët e angazhuar nga Këshilli i Evropës: z. Ivan CRNČEC, Eksperti i CEPEJ/Zëvendëskryetar i CEPEJ (Kroaci); z. Vincent MACQ, Ekspert i CEPEJ/Kryeprokuror (Belgjikë); z. Rimantas SIMAITIS, Eksperti i CEPEJ për ndërmjetësim dhe për drejtësinë kibernetike (Lituani); znj. Ana KRNIĆ, Ekspert i CEPEJ për peshimin e lëndës (Kroaci).

Përfitues të trajnimit janë Kryetarët e Gjykatave, Kryeprokurorët, zyrtarët e Departamenteve të IT dhe statistikave në Gjykata dhe Prokurori.

Shpërndaje :