Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-10-2023

Nën moduli –Provat në procedurën penale- sesioni i katërt: kontrolli, këqyrja kërkesat ndërkombëtare, provueshmëria dhe pranueshmëria

Më 27 tetor 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Provat në procedurën penale” me trajnues z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të sesioni të parë nën temat të cilat trajtohen janë: kontrolli, këqyrja dhe rikonstrukcioni, kërkesat ndërkombëtare apo provat e siguruara jashtë vendit, provat e pranueshme dhe vlersimi i tyre.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike të ndarë në dy grupe dhe interaktivitet.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre një është nga komunitetit boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :