Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-10-2023

FTESË PËR APLIKIME: Trajnim i Trajnuesve për Metodologjinë e HELP

Akademia e Drejtësisë së Kosovës në bashkëpunim ne Këshillin e Evropës (KE) organizojnë Trajnimin e Trajnuesve (TiT[1]) lidhur me Metodologjinë e Arsimimit të Profesionistëve Ligjor për të Drejtat e Njeriut (HELP) me synim të përgatitjes së trajnuesve të ardhshëm të kurseve të mësimit në distancë (e-learning) të postuara në platformën online të Këshillit te Evropës [CoE HELP online platform].

Sesionet e Trajnimit të Trajnuesve për HELP janë një ndër instrumentet mbështetëse të institucioneve vendore të trajnimit gjyqësor (ITGJ-të, siç është Akademia e Drejtësisë), Odat e Avokatëve (OA-të) dhe akterëve tjerë në ofrimin e trajnimeve të cilësisë së lartë për profesionistët ligjor. Kurset online të HELP-it në fillim dizajnohen si kurse model në gjuhën angleze dhe mandej përkthehen dhe adaptohen me rendin ligjor dhe praktikat vendore.

Qëllimi i Trajnimit të Trajnuesve lidhur me HELP, është përgatitja e pjesëmarrësve në përmbushjen e rolit të trajnuesve të HELP-it për Akademitë e Tyre të Drejtësisë, Odat e Avokatëve dhe institucionet tjera përkatëse, si dhe që ti pajisin ata me shkathtësitë e nevojshme, në mënyrë që të jenë trajnues të suksesshëm të kurseve online të HELP-it, sipas konteksteve të tyre përkatëse. Ky trajnim fokusohet në metodologjinë e HELP-it për profesionistët ligjor dhe në platformën e mësimit në distancë të HELP-it. 

OBJEKTIVAT E TË MËSUARIT

Me përfundimin e TiT, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që:

- Të kuptojnë programin HELP dhe misionin e tij.

- Të kuptojnë rolin e trajnuesve të HELP-it në zbatimin e kurseve të HELP-it.

- T’i adaptojnë kurset e HELP-it me rendin vendor juridik, si dhe me nevojat e audiencës së fokusuar.

- Të mbajnë kurse të HELP-it (zakonisht një kurs përbëhet nga takimet e drejt për drejta dhe mandej 2-3 muaj të kurseve online të moderuara nga trajnuesi i HELP-it).

- Të përdorin platformën e mësimit në distancë të HELP-it për të moderuar kurset e HELP-it dhe për të shpërndarë resurset.

- T’i mbështesin pjesëmarrësit e kurseve të tyre në përdorimin e platformës së mësimit në distancë të HELP-it.

- Të vlerësojnë trajnimet.

Pas sesionit të TiT, pjesëmarrësit do të kërkohen që ta përfundojnë detyrën finale, të dizajnuar për vlerësimin e shkathtësive të tyre për aplikimin e metodologjisë së HELP dhe përdorimin e platformës së mësimit në distancë të HELP-it. Përfundimi me sukses i kësaj detyre është i nevojshëm për tu certifikuar si trajnues të HELP-it.  

DATAT E TRAJNIMIT DHE VENDI

Trajnimi i trajnuesve është dy ditë dhe do të mbahet me 15 dhe 16 Nëntor, në objektin e Akademisë së Drejtësisë në Prishtinë.

FASILITUESIT E TRAJNIMIT

  • Giulia Lo-Presti, koordinatore e Projektit e BE-KE “Trajnimi Gjyqësor për Sundimin e Ligjit dhe të Drejtat Themelore”, Divizioni I HELP, Këshilli i Evropës;
  • Jasminka Peruničić - Allen, Zyrtare e Lartë e Projektit/ HELP –i në Ballkanin Perëndimor, Këshilli i Evropës;

KRITERET E APLIKIMIT:

  • Të jeni gjyqtarë, prokurorë, 
  • Të kenë 5 vite përvojë pune si Gjyqtarë, Prokurorë;
  • Përvojë si trajnues (nëse keni);
  • Motivimi personal;

Ju lutem keni parasysh që numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Ju lutem e shprehni interesimin tuaj për të aplikuar për trajnim përmes e-mailit duke e cekur pozitën dhe institucionin ku ju punoni.

E-mail: arianit.shabani@rks-gov.net

Nr. Tel:  044 890 089

AFATI PËR APLIKIM: 09.11.2023

 


[1] Ky Trajnim i Trajnuesve, mundësohet nga Akademia e Drejtësisë dhe projektet e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë: “Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese për Aplikimin dhe Promovimin e Standardeve Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, dhe Programit për Arsimimin e Profesionistëve Ligjor për të Drejtat e Njeriut (HELP).

 

Shpërndaje :