Më 09 nëntor 2023, në kuadër të trajnimit praktik me institucionet jo gjyqësore e sapo emëruar të gjeneratës së dhjetë, Akademia e Drejtësisë ka realizuar vizitë në “ Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz”.
Në kuadër të vizitave të organizuara sipas Programit Fillestar në institucionet jo gjyqësore është edhe shërbimi korrektues i Kosovës ku kësaj radhe gjyqtarët patën rastin të vizitojnë burgun e sigurisë së lartë, ku u pritën nga Drejtori z. Xhevat Maqastena i cili gjyqtarëve ju uroi mirëseardhje dhe e cilësoi të duhur qëllimin e kësaj vizite, e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Akademinë e Drejtësisë për të vazhduar me mandatin dhe sfidat e këtij institucioni.
Nga përfaqësues tjerë të këtij institucioni u shpalosi njohuri për gjyqtarët e sapoemëruar ku u njoftuan me punën që bëhet në burgun e sigurisë së lartë, si bëhet trajtimi i të burgosurve, kushtet që posedon si dhe zbatimi i procedurave.
Po ashtu gjyqtarët e sapo emëruar patën mundësinë ti shohin për së afërmi pavijonet, pjesa e banueshme, sallat e vizitorëve, njësinë e inteligjencës, ambulanten ku trajtohen të burgosurit dhe njësinë e vlerësimit dhe klasifikimit.
Përfitues të trajnimit janë gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së X.
09-11-2023