Akademia e Drejtësisë, bazuar në nenin 24 paragrafi 7 të Ligjit Nr. 05/L-95 për Akademinë e Drejtësisë, dhe në bazë të nenit 8 dhe 9 të rregullores Nr.02/2019 për Trajnuesit dhe mentorët dhe neni 5 dhe 6 të rregullores Nr. 03/2023 për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores nr. 02/2019 për trajnues dhe mentor e Akademisë së Drejtësisë, me qëllim të përzgjedhjes së trajnuesve të përkohshëm, me datë 27.11.2023 njofton për:
Shpallje publike për zgjedhjen e trajnuesve të përkohshëm në Akademinë e Drejtësisë
Nëpërmjet kësaj shpallje Akademia e Drejtësisë synon krijimin e një qasje të barabartë për të gjithë të interesuarit, me theks për gjyqtarët, prokurorët si dhe profesionistët e tjerë ligjor që të aplikojnë për angazhim e tyre në cilësi të trajnuesit në Akademinë e Drejtësisë. Qëllimi kryesor i këtij procesi është ndërtimi i një kuadri të trajnueseve për fushatë e së drejtës, për zhvillimin dhe zbatimin e programeve trajnuese të Akademisë së Drejtësisë, si dhe për të vazhduar me një sistem të hapur dhe konkurrues të përzgjedhjes së trajnuesve konform me dispozitat ligjore në fuqi.
|
Shpallje publike për zgjedhjen e trajnuesve të përkohshëm në Akademinë e Drejtësisë |
|
|
Formular Aplikimi për Trajnues të Përkohshëm të Akademisë së Drejtësisë |
|
|
Emërtimi i modulit/temës, koncept i shkurtër i problemeve praktike rreth modulit/temës |
|
|
Formati i CV |
27-11-2023