Me 26 - 27 prill 2017, përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë kanë marrë pjesë në Takimin e Dytë të Rrjetit të Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor të Evropës Juglindore i organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, i cili u mbajt në Stamboll.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi dhe diskutimi i strukturës organizative të institucioneve të trajnimit gjyqësor, organet menaxhuese, pikat e forta dhe të dobëta të funksionimit si dhe praktikat më të mira në këtë drejtim.
Gjithashtu u diskutua për nevojat e institucioneve trajnuese në fushën e trajnimeve gjyqësore dhe mbështetjen e pavarësisë së këtyre institucioneve, si dhe mundësinë që Këshilli për Bashkëpunim Rajonal të shërbej si një qendër për trajnime gjyqësore të qëndrueshme në vendet e Evropës Jug-lindore.
Në këtë takim u prezantuan aktivitetet konkrete të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, si dhe u diskutuan dhe shkëmbyen propozimet për aktivitetet e ardhshme të përbashkëta të institucioneve për trajnim gjyqësor, nëpërmjet Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, siç janë studimet e ndryshme, trajnimet për gjyqtarë dhe prokurorë si dhe stafin e institucioneve trajnuese.
Takimi shërbeu edhe për të diskutuar projektet më të rëndësishëm në fushën e trajnimeve gjyqësore, ku u prezantuan sfidat dhe praktikat e mira në zbatimin e këtyre projekteve.
Po ashtu në këtë takim janë diskutuar edhe rezultatet e pritura në të ardhmen në nivel rajonal si dhe roli i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal për mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e bashkëpunimit të institucioneve për trajnimin gjyqësor.
27-04-2017