Më 13 shtator 2017, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, organizoi trajnimin me temën “Veprat penale kundër detyrës zyrtare”.
Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të pjesëmarrësve në trajtimin sa më me sukses të veprave penale që cenojnë sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e vendit, që nga faza e hetimit nga prokuroria si dhe të gjykimit të tyre nga ana e gjykatës.
Në përmbajtjen e tij ky aktivitet trajnues ka përfshirë tema si: hetimi efektiv i veprave penale kundër detyrës zyrtare, tejkalimi i kufijve të kompetencës përkatësisht autorizimeve zyrtare, mos kryerja e detyrës zyrtare si dhe marrja dhe dhënia e ryshfetit.
Trajnimi i realizua përmes prezantimit, diskutimit interaktiv si dhe shembujve praktik ku pjesëmarrësit shkëmbyen përvojat, opinionet ose dilemat në lidhje me trajtimin e këtyre veprave penale. Kjo metodë rezultoi të ishte shumë efikase, pasi që të gjithë pjesëmarrësit u përfshinë në debat konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë të nivelit themelorë nga gjykata të regjioneve të ndryshme.
13-09-2017