Më 22 shtator 2017, Akademia e Drejtësisë ka pritur një delegacion nga Këshilli Gjyqësor i Malit të Zi, i kryesuar nga z. Mladen Vukçeviq, kryetar i këtij Këshillit.
Qëllimi i vizitës ishte njohja për së afërmi me punën dhe aktivitetet e Akademisë së Drejtësisë, shkëmbimi i ideve dhe i përvojave për praktikat më të mira me qëllim të organizimit të trajnimeve gjyqësore, si dhe ngritja e nivelit të bashkëpunimit në mes të Akademisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi.
U.D. Drejtori i Akademisë së Drejtësisë z. Besim Morina, ka njoftuar delegacionin me rolin, funksionin dhe strukturën e Akademisë së Drejtësisë, të arriturat dhe sfidat, kornizën ligjore, mandatin, si dhe çështje tjera me interes të përbashkët në sferën e trajnimeve gjyqësore.
Nga ana tjetër, kryetari Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi, z. Mladen Vukçeviq, u shpreh i kënaqur me vizitën që po i bënë Kosovës, si dhe prezantoi sfidat e Malit të Zi në sferën e trajnimeve gjyqësore.
Nikoqir i këtij delegacioni ishte Këshilli Gjyqësor i Kosovës i kryesuar nga z. Nehat Idrizi, i cili gjatë këtij takimi theksoi punën e mirë që ka bërë dhe vazhdon të bëj Akademia e Drejtësisë në mbështetje të sistemit gjyqësor në Kosovë si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërinstitucional.
27-09-2017