Më 15 deri me 18 maj 2012, IGJK në bashkëpunim Programin për Sundimin Efektiv të Ligjit (EROL) – USAID, kanë mbajtur dy punëtori (dyditore) regjionale në Prishtinë dhe në Pejë për gjyqtarë në temën e lartpërmendur.
Qëllimi kryesor i këtyre punëtorive ishte ngritja profesionale e gjyqtarëve të cilët janë përgjegjës për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me kërkesat për bashkëpunim ndërkombëtar që kërkohen nga Kosova dhe anasjelltas, përmes rrugëve diplomatike.
Fokusi i këtyre trajnimeve ishte në Konventat e OKB-së dhe ato Evropiane, dokumente këto që Kosova ende nuk i ka ratifikuar mirëpo është në proces të negocimit të marrëveshjeve bilaterale me shumë shtete, andaj gjyqtarëve të lëmis civile njohurit e fituara për këto dokumente do tu shërbejnë për të kuptuar dhe administruar obligimet ligjore dhe procedurale në lëmin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtarë.
Në këtë punëtori është prezantuar edhe Doracaku i përgatitur nga ekspertët ndërkombëtar që adreson çështjet civile të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.
15-05-2012