Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-05-2012

PVAL&PTA Trajnim: Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut- PTA dhe PVAL

Më 10-11 si dhe 17-18 maj 2012, IGJK në bashkëpunim të Programin e Binjakëzimit (EU-LER) ka realizuar dy trajnime dy ditore lidhur me Konventën Evropiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut. 

Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte përgatitja e gjyqtarëve dhe prokurorëve në zbatimin praktik të KEDNJ, ndërkaq objektivë ishte që përfituesit pas përfundimit të këtyre trajnimeve të jenë në gjendje që: 
• Të kuptojnë rëndësinë  e KEDNJ dhe ndikimin e sajë në praktikën gjyqësore,
• Të njohin liritë themelore dhe të drejtat e garantuara me KEDNJ,
• Të njohin kompetencën dhe juridiksionin e Gjykatës së Strasburgut,
• Të njihen me elementet e pranueshmërisë apo papranueshmërisë së kërkesës pranë Gjykatës së Strasburgut dhe 
• Të kuptojnë efektin e vendimeve të marra për shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe ratifikuese të KEDNJ.

Me rastin e trajtimit të këtyre çështjeve trajnuesit ndërkombëtarë prezantuan një video incizim përmes të cilit pjesëmarrësit u njoftuan me historikun e formimit të Gjykatës së Strasburgut, me raste të denoncimit pranë kësaj gjykate nga shtete të ndryshme dhe me pasojat e vendimeve të marra nga kjo gjykatë për këto shtete të cilat janë anëtare të Këshillit të Evropës dhe ratifikuese të KEDNJ.

Gjatë trajnimeve janë dhënë shpjegime sa i përket organizimit të Gjykatës së Strasburgut, përbërjen e trupit gjykues, afatet relevante, kush mund të parqet kërkesë pranë gjykatës, si dhe lidhur me dallimin në mes të Këshillit Evropian dhe Këshillit të Evropës cilat janë mundësitë për anëtarësim si në Këshillin e Evropës ashtu edhe në BE.

Pjesëmarrësit e këtyre trajnimeve patën rastin që përmes punëve në grupe dhe detyrave që kishin të demonstrojnë njohuritë e tyre në evidentimin e shkeljeve të drejtave të garantuara, me theks të veçantë nga neni 5 dhe 6 të Konventës.

Përfitues të këtyre trajnimeve ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :