Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-05-2012

PVAL Seminar: E Drejta Humanitare Ndërkombëtare dhe Legjislacioni Penal Ndërkombëtar

Më  21-22 maj 2012, IGJK në bashkëpunim me Komitetin  Ndërkombëtar të kryqit të Kuq ICRC ka organizuar trajnimin nga lëmia penale me temën e sipërshënuar.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e nivelit të njohurive që kanë të bëjnë me krimet e luftës  siç janë: gjenocidi, transferimi i popullatës së vet në territorin e okupuar apo depërtimi i popullatës në territorin e okupuar brenda apo jashtë territorit të okupuar nga ana e forcës okupatore, praktikat e aparteidit apo praktikat e tjera çnjerëzore dhe poshtëruese, sulmet ndaj pronës kulturore që mund të dallohet qartë, privimi nga e drejta në gjykim të drejtë dhe të rregullt etj.

Gjatë këtij sesioni trajnues janë shtjelluar çështjet kryesisht rreth rëndësinë së drejtës ndërkombëtare humanitare (DNH-së) për autoritetet gjyqësore kombëtare, shtypja dhe shkeljet e rënda të DNH-së në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, parimet bazë të DNH-së, e drejta penale ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare për të drejtat të njeriut. 

Njëkohësisht,  u bë një vështrim analitik dhe përmbajtjesor se kur mund të  përdoren  forcat e  armatosura, vetëmbrojtja, operacionet e sigurisë kolektive luftërat nacionalçlirimtare si dhe kur mund të sulmohen  caqet ushtarake. Vëmendje ju kushtua çështjeve që kanë të bëjnë me  njerëzit që  nuk mund të marrin më pjesë në luftime të cilët  gëzojnë të drejtën e respektimit të jetës dhe integritetit fizik e mendor të tyre. 

Përfitues  të këtij  trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë  nga  të gjitha regjionet e Kosovës. 

Shpërndaje :