Më 21 nëntor 2017, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “Personat juridik dhe procedura kundërvajtëse”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohet: Mënyra e zhvillimit të procedurës për kundërvajtje ndaj subjektit afarist me cilësi të personit juridik dhe ndaj personit përgjegjës në personin juridik; Përgjegjësia e personit juridik dhe e personit përgjegjës të personit juridik; Subjektet afariste si biznese individuale dhe zhvillimi i procedurës ligjore ndaj tyre; Përgjegjësia e personit fizik.
Përfitues të këtij trajnim janë: Gjyqtarët e nivelit themelor - divizioni për kundërvajtje.
21-11-2017