Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-12-2023

Nën moduli –Procedurat alternative, sesioni i katërt: Negocimi i marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë

Më 12 dhjetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedurat alternative” me trajnues z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: marrëveshja për pranimin e fajësisë dhe përparësitë dhe mangësitë e Marrëveshjes për pranimin e fajësisë

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :