Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-12-2023

Program i Specializuar i Trajnimit Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare – Sesioni III

Me 13-14 Dhjetor 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë  “Program i Specializuar i Trajnimit Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare – Sesioni III”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme

z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi me elementet e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Dashja si element i veprës penale të korrupsionit, element për vërtetimin e veprës penale të korrupsionit.

Pjesëmarrës në këtë trajnim janë: Gjyqtarët, prokurorët dhe bashkëpunëtorët profesional nga PSRK.

Shpërndaje :