Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-12-2023

Nën moduli: Provat gjatë hetimit, sesioni i tretë: Sigurimi i provave me anë të masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit

Më 26 dhjetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Provat gjatë hetimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: mbledhja e provave me anë të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, pranueshmëria e masave te mbledhura me masat e fshehta, paneli për Shqyrtimin e vëzhgimit dhe hetimit dhe të drejtat e personave ndaj të cilat zbatohet urdhri sipas nenit 88 të KPP

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :