Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-09-2017

Trajnimi fillestar i bazuar në lëndë – Elaborim të Doracakut për trajnim të bazuar në lëndë

Më 21 shtator 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Projektin e Binjakëzimit “Mbështetje e mëtejme e reformës për arsimim ligjor”, ka realizuar një tryezë diskutimesh me temën “Trajnimi fillestar i bazuar në lëndë – Elaborimi i Doracakut për trajnim të bazuar në lëndë”.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte të sqaroj në mënyrë të hollësishme modelin didaktik për elaborimin  e moduleve për trajnim duke u bazuar në të mësuarin efektiv me punë grupore përmes lëndëve reale.

Në kuadër të kësaj tryeze Akademia e Drejtësisë dhe ekspertët e projektit të Binjakëzimit janë pajtuar se një model trajnimi i bazuar në raste do ishte qasje e dobishme dhe zbatimi i kësaj metodologjie do të mbështesë gjithashtu të mësuarit vetëdrejtues për gjyqtarët dhe prokuroret e sapo emëruar. Andaj, të dy palët konfirmuan nevojën e hartimit të një doracaku për trajnim të bazuar në lëndë.

Në fokus të kësaj tryeze ishte edhe mënyra e përzgjedhjes së lëndës praktike/reale, shkurtimi i lëndës për tu prezantuar gjatë trajnimit fillestar, strukturimi i lëndës në module të ndryshme mësimore, gjetja e pyetjeve të rëndësishme dhe didaktika për përzgjedhjen nga të trajnuarit në secilin nivel, si dhe krijimi i mundësisë së pjesëmarrësve në trajnim që të prezantojnë rezultatet.

Gjatë kësaj tryeze po ashtu janë planifikuar edhe aktivitetet e radhës që do të realizohen me qëllim të hartimit të një doracaku të bazuar në lëndë. Po ashtu janë shpërndarë detyrat për grupin punues dhe është koordinuar puna e mëtutjeshme.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin trajnues të Akademisë së Drejtësisë nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ekspertë të tjerë të angazhuar nga Projekti i Binjakëzimit, dhe stafi i Akademisë së Drejtësisë.

 

Shpërndaje :