Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-12-2017

Takim i Përbashkët i Grupit Punues për Drejtësinë dhe Institucionet e Trajnimit Gjyqësor të Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 6-7 Dhjetor 2017

Në kuadër të bashkëpunimit me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me datë 6-7 dhjetor 2017, është mbajtur takimi i përbashkët i Grupit Punues për Drejtësinë dhe Institucionet e Trajnimit Gjyqësor të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim është prezantuar draft raporti me rekomandime për avancimin profesional dhe institucional i Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor të Ballkanit Perëndimor, ngritjen e bashkëpunimit rajonal ndërmjet këtyre institucioneve, si dhe mundësitë për mbështetje nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Në këtë takim ka marrë pjesë Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Valon Kurtaj, Koordinatori i Programit z. Besim Morina si dhe z. Lulzim Beqiri, përfaqësues i Kosovës në  Grupin Punues për Drejtësi në RCC. 

Takimi u përmbyll me konkluzionet që bashkëpunimi i mëtejshëm i përbashkët ndërmjet Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor të Ballkanit Perëndimor, lehtësuar dhe mbështetur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, si dhe identifikimi i aktiviteteve të ardhshme që do të realizohen si pjesë e këtij rrjeti.

 

Shpërndaje :