Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-01-2018

Shqyrtimi Fillestar, Shqyrtimi i Dytë dhe Shqyrtimi Gjyqësor

Më 18 janar  2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të PTV-së ka realizuar trajnimin me temë “Shqyrtimi Fillestar, Shqyrtimi i Dytë dhe Shqyrtimi Gjyqësor”.

Qëllimi i trajnimit ishte avancimi i shkathtësive profesionale të përfituesve për zbatimin e drejtë të procedurave specifike, lidhur me shqyrtimin fillestar, shqyrtimin e dytë dhe shqyrtimin gjyqësor, në funksion të zbatimit në mënyrë efikase të procedurës penale.

Në  kuadër të këtij trajnimi u trajtua shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë, afatet e caktimit të shqyrtimit fillestar pas pranimit të aktakuzës dhe shqyrtimit të dytë, veprimet e kryetarit të trupit gjykues apo gjyqtarit të vetëm gjykues dhe rrjedha e shqyrtimit fillestar dhe shqyrtimit të dytë. 

Paraprakisht, u elaboruan kriteret me rastin e pranimit të fajësisë, opsionet pas pranimit të fajësisë dhe rastet e veçimit të procedurës kur ka më shumë të pandehur dhe disa prej tyre e pranojnë fajësinë në shqyrtimin fillestar e disa të tjerë jo. Trajnimi u fokusua edhe në trajtimin e shqyrtimit gjyqësor, si një ndër fazat me të rëndësishme të procedurës penale, fazat e shqyrtimit gjyqësor, detyrat dhe veprimet e kryetarit të trupit gjykues apo gjyqtarit të vetëm gjykues në shqyrtimin gjyqësor, si dhe ndërprerja dhe shtyrja e shqyrtimit gjyqësor.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga të gjitha regjionet e Kosovës.

 

Shpërndaje :