Më 25 janar 2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të PTV-së ka realizuar trajnimin me temë “Veprat penale kundër narkotikëve”.
Qëllimi i trajnimit ishte avancimi i shkathtësive profesionale të përfituesve të trajnimit, në zbatimin e drejtë të Kodit Penal si dhe të Kodit të Procedurës Penale kur kemi të bëjmë me hetimin dhe gjykimin e veprave penale kundër narkotikëve.
Në kuadër të këtij trajnimi u trajtuan veprat penale kundër narkotikëve dhe substancave psikotrope duke përfshirë edhe elementet e këtyre veprave penale. Vëmendje parësore iu kushtua përkufizimit si dhe llojeve të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope. Njëkohësisht, u trajtuan rastet nga praktika gjyqësore, si dhe shkëmbimi i përvojave me qëllim të eliminimit të dilemave të cilat shfaqen në praktikë, kur kemi të bëjmë me këto vepra penale të cilat përbëjnë një rrezikshmëri të madhe për shoqërinë në tërësi.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga të gjitha regjionet e Kosovës.
25-01-2018