Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-01-2018

Zhvillimi i drejtë i procedurës sipas Ligjit për Kundërvajtje, procedimi i provave në procedurën kundërvajtëse, fillimi dhe zhvillimi i procedurës kundërvajtëse

Më 30 janar 2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, organizoi trajnimin me temën “Zhvillimi i drejtë i procedurës sipas Ligjit për Kundërvajtje, procedimi i provave në procedurën kundërvajtëse, fillimi dhe zhvillimi i procedurës kundërvajtëse”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me risitë e Ligjit për Kundërvajtje dhe zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore, që kanë të bëjnë me fillimin dhe zhvillimin e procedurës kundërvajtëse.

Në fokus të trajnimit ishte trajtimi i kushteve për përcaktimin e kundërvajtjeve dhe sanksioneve për kundërvajtje, përgjegjësia kundërvajtëse dhe masat e veçanta të kundërvajtjes, procedura për të mitur sipas këtij ligji, dallimi në mes të provave të pranueshme dhe të papranueshme si dhe kuptimi i provës dhe faktit.

Pjesa e pasdites ka trajtuar kushtet ligjore për fillimin e procedurës kundërvajtëse dhe veprimet e gjykatës pas pranimit të kërkesës, me theks të veçantë fillimi dhe zhvillimi i procedurës për kundërvajtje tek veprat kundërvajtëse të kryera në vazhdimësi dhe bashkimi i tyre.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësi të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikën gjyqësore aktuale.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtarë nga gjykatat themelore, Departamenti i Përgjithshëm -  Divizioni për Kundërvajtje.

 

Shpërndaje :