Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-03-2018

Abuzimi seksual dhe shfrytëzimi i fëmijëve

Më 27 shkurt – 2 mars 2018, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ka realizuar trajnimin me temë “Abuzimi seksual dhe shfrytëzimi i fëmijëve”.

Qëllimi i trajnimit ishte avancimi i shkathtësive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të mitur, në zbatimin e drejtë të hetimit, mbledhjes së provave si dhe në gjykimin e kryesve të këtyre veprave penale që kanë të bëjnë me fëmijët si viktima të abuzimit seksual.

Në kuadër të këtij trajnimi u trajtua hetimi i abuzimit fizik dhe seksual të fëmijëve, grumbullimi i provave, nevoja e hartimit dhe  përdorimit të protokollit për intervistimin e fëmijëve viktima apo dëshmitarë. Paraprakisht vëmendje parësore iu kushtua përgatitjes së viktimave fëmijë për gjykim, metodave teknike dhe taktike të marrjes në pyetje të viktimës si dhe të dyshuarit.

Njëkohësisht, u analizuan teknologjia dhe zgjidhja e rasteve si dhe hetimi i pornografisë së fëmijëve duke përfshirë edhe elaborimin e legjislacionit vendor atë material dhe procedural që e rregullojnë këtë fushë mjaftë të ndjeshme për shoqërinë në tërësi. 

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen në praktikë.

Përfitues të trajnimit ishin prokurorë nga Prokuroria e Apelit, gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelore të departamentit për të mitur si dhe zyrtar nga Qendra për Punë Sociale, mbrojtës të viktimave, dhe zyrtar nga policia e Kosovës.

Shpërndaje :