Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-03-2018

Inaugurimi i sallës së trajnimit me pajisje të reja të TI-së

Më 30 mars 2018, Në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur e ceremonia e inaugurimit të sallës së trajnimeve me pajisje të reja të teknologjisë informativet të dhuruara nga Projekti për Reformën Ligjore dhe Administrative GIZ.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të Akademisë së Drejtësisë dhe përfaqësues të Projektit për Reformën Ligjore dhe Administrative në kuadër të GIZ.

z. Valon Kurtaj, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij me rastin e pranimit të pajisjeve dhe theksoi se këto pajisje janë shumë funksionale dhe lehtësojnë realizimin e aktiviteteve trajnuese. Ndërkaq z. Karl Weber, Drejtor i Projektit, shprehu kënaqësinë e tij që GIZ ka pasur mundësinë e bashkëpunimit me Akademinë e Drejtësisë për kontributin e dhënë në furnizimin me pajisje të TI- me qëllim që të mundësohet realizimi i trajnimeve në mënyrë më praktike dhe interaktive.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi GIZ ka financuar blerjet e pajisjeve sië janë: smart-board, laptopë, fotokopje, skaner, printer dhe pajisje tjera.

Shpërndaje :