Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-04-2018

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë

Më 17 prill 2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin me temë “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me bashkëpunimin juridik ndërkombëtarë në procedurën penale, që zhvillohet kur kemi të bëjmë me zbatimin sa më të suksesshëm të dispozitave ligjore në sigurimin e provave të ndryshme, në zgjidhjen e kërkesave për ndihmë juridike ndërkombëtare dhe në çështjet e ekstradimit.  

Gjatë trajnimit u trajtua bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë që paraqitet si nevojë, meqë krimi i ka tejkaluar kufijtë e brendshëm dhe ka marrë dimension ndërkombëtarë. Në këtë botë gjithnjë e më të ndërvarur, asnjë vend nuk mund të luftoj krimin në mënyrë efektive pa bashkëpunim mes shteteve për të parandaluar dhe për të zbuluar krimin.

Për shkak të rrethanave në të cilat sot gjendet shoqëria njerëzore, sidomos për shkak të zgjerimit të mundësive që kanë kryesit e veprave penale për tejkalim të kufijve, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të njihen me praktikat efikase të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale e cila u trajtua në kuadër të këtij trajnimi.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorë nga Prokuroria Speciale, si dhe gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor, nga regjione të ndryshme te Kosovës.

Shpërndaje :