Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-05-2012

Takimi i Këshillit Programor

Takimi i Këshillit Programor

Më 2 maj 2012 është mbajtur takimi i Këshillit Programor, gjatë të cilit u diskutuan disa çështje me rëndësi për organizimin e Provimit Përgatitor dhe fillimin e trajnimeve për gjeneratën e pestë të kandidatëve të programit Fillestar për Arsimim Ligjor. 

Këshilli Programor në këtë takim miratoi Rregullat lidhur me procedurën e organizimit të Provimit Përgatitor, Strukturën e Provimit për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë te gjeneratës V të PFAL si dhe një vendim lidhur me mënyrën e procedimit në rast se stafi i IGJK-së shpreh interesim për të aplikuar në këtë proces. 

Këshilli Programor vlerësoi se struktura aktuale e provimit plotëson të gjitha kriteret e nevojshme për vlerësimin e gjithanshëm të cilësive profesionale të kandidatëve, po ashtu u konstatua se rregullat e provimit ofrojnë sigurinë e mjaftueshme për mbrojtjen e të dhënave dhe konfidencialitetit të provimit.

Shpërndaje :