Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-05-2018

Etika Gjyqësore

Më 03 maj 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm, në bashkëpunim me Programin e USAID-it për fuqizimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë - JSSP, ka realizuar trajnimin për gjyqtarët e regjionit të Prizrenit dhe Gjakovës me temë “Etika Gjyqësore”.

Qëllimi i trajnimit ishte ofrimi i informatave të hollësishme për zbatimin e Kodit të Etikës Profesionale për Gjyqtarë, diskutimeve dhe prezantimit të rasteve hipotetike, ti avancojnë njohuritë e pjesëmarrësve në fushën e etikës gjyqësore.

Gjatë trajnimit vëmendje parësore iu kushtua rasteve hipotetike duke identifikuar sjelljet e pahijshme, dhe njëkohësisht duke zbërthyer dispozitat e Kodit të Etikës për Gjyqtar veçanërisht te komunikimet midis një pale dhe gjyqtarit, përdorimi i mediave sociale, marrja e një dhurate, madje edhe e një vlere minimale, të cilat mund të krijojnë perceptimin e publikut se ekziston korrupsioni në sistemin gjyqësor.

Gjatë trajnimit u theksua gjyqtarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të matur në mënyrë që të veprojnë me integritet si në jetën e tyre private ashtu  edhe në jetën profesionale. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin 44 gjyqtarë, nga Gjykatat Themelore në Prizren dhe Gjakovë  duke përfshirë edhe gjyqtarët nga degët e këtyre gjykatave.

Shpërndaje :