Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-05-2018

Hetimet financiare

Më 3 maj 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e BE-së “Mbështetje e mëtejme për Institucionet e Kosovës, në luftën kundër Krimit të organizuar, Korrupsionit dhe Ekstremizmit të dhunshëm, i realizuar nga B&S Europe, ka mbajtur trajnimin me temë “Hetimet financiare”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me veprimet parandaluese që duhet të ndërmerren për të luftuar ndikimin e krimit financiar, si dhe hartimin e planit hetimor për luftimin e krimit financiar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal.

Në fokus të trajnimit ishte trajtimi i krimit financiar si një ndër krimet më serioze, që kanë për qëllim të atakojnë zhvillimin ekonomik të shoqërisë. Si formë e kriminalitetit manifestohet në forma të ndryshme si: korrupsioni me të gjitha karakteristikat, pastrimi i parave, evazionet fiskale, prokurimi publik etj.

Të gjitha veprat penale që ndërlidhen me krimet financiare, kryhen duke mos njohur sundimin e ligjit, dhe menjëherë shkaktojnë parregullsi brenda vet sistemit. Shtetet i japin hapësirë të konsiderueshme luftimit të këtyre dukurive ngase të gjitha janë shkatërruese dhe vazhdimisht kanë tendencë të shtrirjes për t´i atakuar vlerat e shtetit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorë nga niveli i Apelit si dhe gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli themelor, nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :