Me 5 dhe 6 qershor, në Strasburg të Frances, u mbajt konferenca me temë „Takimi i Institucioneve Kombetare për Trajnimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe Odës së Avokatëve“. Kjo konferencë u mbështet nga Keshilli i Evropës, në kuadër të projektit „ 2012 HELP Network“ qëllimi i të cilit është edukimi i profesionisteve ligjorë lidhur me të drejtat e njeriut.
Objektivat e konferencës ishin:
• Shkëmbimi i përvojave në mes të Institucioneve Kombëtare Trajnuese dhe Odës së Avokatëve lidhur me praktikat aktuale të trajnimeve për të drejtat e njeriut si dhe identifikimi i çështjeve të përbashkëta, dallimeve dhe interesit të përbashkët;
• Identifikimi i nevojave urgjente për trajnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve nga 47 shtetet anëtare dhe zhvillimi i kurrikulës trajnusese „HELP“;
• Kuptimi më i mirë i objektivave të programit HELP dhe si ky program mund të shërbejë sa më mirë në plotësimin e nevojës për trajnimin e profesionistëve ligjorë në punën e tyre të përditshme, në mënyrë afatgjate.
Ndër temat e programit të konferencës ishin: Rëndësia e avancimit të arsimimit ligjorë për të drejtat e njeriut në kontekst afatgjatë për Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Standardet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe aplikimi i tyre nga gjykatat vendore, Praktikat më të mira në trajnimet për të drejtat e njeriut dhe përvoja e gjykatave ndërkombëtare, Roli dhe nevoja për trajnimin-udhëzimin e gjyqtarëve të gjykatës supreme dhe kushtetuese, Roli i Odës së Avokatëve në aplikimin e KEDNJ në nivel vendor dhe trajnimi i avokatëve lidhur me kriteret e pranueshmërisë së aplikacioneve të tyre në GJNDNJ, Përfshirja e kurrikualave trajnuese në trajnimet fillestare dhe të vazhdueshme për avokat dhe qëndrueshmëria e programeve trajnuese.
Instituti Gjyqësor i Kosovës në këtë konferencë u përfaqësua nga koordinatorja e programit Lumnije Krasniqi.
Pjesëmarrësit e konferencës ishin përfaqësuesit e institucioneve të trajnimit për gjyqtarë dhe prokurorë si dhe të Odës së Avokatëve, nga 47 shtete, anëtare të Këshillit të Evropës.
06-06-2012