Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-05-2018

Menaxhimi i rrjedhës së lëndëve

Më 23 maj 2018, Akademia e Drejtësisë, bazuar në kërkesën Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, në mbështetje të UNDP-së, ka organizuar trajnimin e dytë me radhë për zyrtarët e këtij institucioni me temë: “Menaxhimi i rrjedhës së lëndëve”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte zbatimi i planifikimit dhe bashkërendimit të gjitha proceseve të punës, me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë dhe kryerjen e rasteve në afat ligjor apo të arsyeshëm.

Me rastin e këtij trajnimi nga ana e trajnuesve u vunë në pah përparësitë e menaxhimit të drejtë të rasteve duke theksuar në rend të parë lehtësimin e punës në institucion, eliminimin e situatave jo të dëshirueshme, rritjen e efikasitetit të punës dhe eliminimin e humbjes së kotë të kohës. Në këtë drejtim po ashtu kontribut të rëndësishëm në menaxhimin e rasteve u theksua edhe krijimi i një ambienti të mirë kolegial i cili pa dyshim ndikon në rritjen e besimit të publikut në institucionin përkatës. 

Gjatë trajnimit kishte raste praktike të cilat në grupe punuese u elaboruan nga pjesëmarrësit e këtij trajnimi, fillimisht duke paraqitur problemet praktike gjatë menaxhimit, dhe njëkohësisht duke paraqitur propozimet për zgjidhjen e problemeve të evidentuara.

Përfitues në këtë trajnim ishin zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Gjakova, Mitrovica, si dhe Podujeva. Pjesëmarrës në trajnim ishin edhe përfaqësues të OJQ-ve si CRPK, CLARD si dhe Femrat Aktive te Gjakovës.

Shpërndaje :