Më 5 - 6 qershor 2018, Akademia e Drejtësisë, bazuar në kërkesën Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, në mbështetje të UNDP-së ka vazhduar trajnimin e katërt me radhë për zyrtarët e këtij institucioni me temë: “E drejta administrative dhe konflikti administrativ”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte zbatimi i drejtë i dispozitave të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, me rastin e ofrimit të ndihmës juridike palëve në rastet e natyrës administrative.
Në ditën e parë janë trajtuar parimet themelore të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, kompetencat e organit për zhvillimin e procedurës, procedura para nxjerrjes së aktit administrativ, akti administrativ, mjetet juridike si dhe ekzekutimi i vendimit përfundimtar administrativ.
Në ditën e dytë janë trajtuar çështjet rreth inicimit të konfliktit administrativ, aktgjykimi ankesat si dhe mjetet e jashtëzakonshme juridike.
Gjatë trajnimit kishte diskutime interaktive veçanërisht në raste praktike dhe çështjet që ishin preokupim i zyrtarëve të Agjencië për Ndihmë Juridike Falas.
Përfitues në këtë trajnim ishin zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Gjakova, Mitrovica, si dhe Podujeva. Përveç tyre ishin edhe nga OJQ si CRPK, CLARD si dhe Femrat Aktive te Gjakovës.
05-06-2018