Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-05-2018

Punëtori për rishikimin e modulit Drejtësia për Fëmijë - aspekti penal

Më 10-11 maj 2018, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të UNICEF-it, ka realizuar “Punëtorinë për rishikimin e modulit Drejtësia për Fëmijë - aspekti penal”.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte përshtatja e temave me ndryshimet e reja të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, të cilat do të shoqërohen me raste nga praktika me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Punëtoria u realizua me qëllim të identifikimit të nevojave të plotësimit të modulit Drejtësia për Fëmijë nga lëmia penale, duke u bazuar në Projektkodin e Drejtësisë për të Mitur.

Vëmendje gjatë punëtorisë iu kushtua disa risive që do të sjell kodi i ri i drejtësisë për të mitur i cili pritet që të hyjë në fuqi. Paraprakisht, pjesëmarrësit ndan temat e modulit të cilat do t’i përshtatin me ndryshimet për të qenë në përputhje me dispozitat e reja të këtij projektkodi. 

Pjesëmarrës të kësaj punëtorie ishin gjyqtarë nga gjykata Supreme dhe gjykata e Apelit si dhe prokurorë të nivelit themelor, autorë të Modulit Drejtësia për Fëmijë – aspekti penal.

Shpërndaje :