Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-05-2018

Aktivitet e realizuar në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapo emëruar gjatë muajit maj

Akademia e Drejtësisë, në drejtim të përmbushjes së prgramit trajnues, ka vazhduar me realizimin e aktiviteteve të planifikuara për muajin maj, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar, të cilin janë duke e vijuar prokurorët e sapoemëruar të shtetit.

Gjatë muajit maj 2018, në kuadër të trajnimit teorik, janë zhvilluar aktivitetet si në vijim: është realizuar nën moduli “Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, përmes shtatë (7) sesioneve trajnuese, nën-moduli “Aktakuza – procedura e shqyrtimit” tri (3) sesione trajnuese, nën moduli “Fillimi i hetimit formal dhe procedura penale” pesë (5) sesione trajnues, dhe kallëzimi penal, një (1) sesion trajnues.

Në kuadër të nën modulit “Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut” janë elaboruar këto tema: Neni 5 par.1 i KEDNJ - Prezumimi në favor të lirisë, garancitë procedurale në rastet e heqjes së lirisë, Neni 6.1, 6.2 dhe 6.3,pastaj neni 8,13 dhe 14 i KEDNJ. Po ashtu nga nën moduli “Fillimi i hetimit formal dhe procedura penale” janë trajtuar: zgjerimi dhe rifillimi i hetimeve, masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, dëshmitarët dhe procedimi i tyre gjatë fazës së hetimeve, mundësia hetuese e veçantë, dhe ngrirja dhe sekuestrimi si veprim procedural gjatë fazës së hetimeve.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, në kuadër të nën modulit “Aktakuza – procedura e shqyrtimit”, janë shtjelluar elementet e domosdoshme të aktakuzës si dhe të drejtat e të pandehurit pas pranimit të aktakuzës. Përmes këtij nën-moduli, sidomos me pjesën praktike synohet të arrihet përgatitja e prokurorëve, në mënyrë që të njëjtit mos të kenë pengesa dhe paqartësi në hartimin dhe prezantimin e akteve akuzuese gjatë punës së tyre. Nën moduli “Kallëzimi penal” është realizuar përmes një sesioni trajnues ku prokurorët e sapo emëruar ka pasur mundësi të avancojnë njohuritë e tyre lidhur me kallëzimin penal si akt iniciues i procedurës penale, dallojnë kallëzimin penal nga format tjera të raportimit, si dhe të vendosin drejtë mbi kallëzimin penal.

Gjatë realizimit të këtyre sesioneve trajnuese, u aplikua një metodologji e kombinuar duke përfshirë ligjërime teorike dhe diskutime interaktive, ku prokurorët e sapoemëruar ngritën edhe dilema të cilat po ashtu i vërejnë gjatë fazës praktike të trajnimit në prokuroritë përkatëse. Përmes detyrave dhe ushtrimeve praktike, ata u angazhuan në përgatitjen e rasteve të ndryshme.

Ndërsa komponenta e trajnimit praktikë, për këtë periudhë është realizuar përmes vijimit të praktikës nga ana e prokurorëve të sapoemëruar në prokuroritë përkatëse, konform orarit të përcaktuar me program. Prokurorët e sapo emëruar gjatë muajit maj kanë realizuar trajnimin praktik në Policinë e Kosovës, të cilët kanë pasur mundësi të diskutojnë për rolin, strukturën dhe problemet e shfaqura në praktikë.

Trajnimin fillestar për prokurorët e sapo emëruar janë duke e ndjekur 22 prokuror të sapoemëruar, ku tre prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :