Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-01-2011

Tryezë pune Ndërtimi i Shkathtësive të Përfaqësimit gjatë Gjykimit IGJK + US DOJ

Çështjet të cilat u trajtuan në këtë sesion kryesisht kishin të bënin me teknikat e marrjes në pyetje të drejtpërdrejtë, të tërthortë, vënien në dyshim dhe Dherimarrjen në pyetje të pandehurve, dëshmitarëve, ekspertëve, si dhe teknikat e paraqitjes së fjalës hyrëse dhe argumentimit përfundimtar, si nga ana e prokurorit ashtu edhe nga ana e avokatit mbrojtës.

 Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësve ju mundësua që përmes punës në grupe të demonstrojnë shkathtësitë e tyre të përfaqësimit gjatë gjykimit, duke punuar rreth një rasti praktik dhe duke përdorur teknikat e prezantuara nga trajnuesit për këtë trajnim.  

Gjithashtu, të gjitha prezantimet e pjesëmarrësve janë incizuar, me qëllim të marrjes së sugjerimeve dhe udhëzimeve për paraqitjen e tyre si dhe në fund u janë shpërndarë çertifikatat për përfundimin me sukses të trajnimit. 

Me këtë rast këshilltarja ligjore e Ambasadës Amerikane në Kosovë, znj. Kimberly Moore shprehu, kënaqësi të veçantë për përgatitjen profesionale dhe avancimin e vazhdueshëm të stafit trajnues sipas programit NITA-s dhe njëkohësisht e vlerësoj lartë kontributin e trajnuesve të IGJK-së në organizimin dhe realizimin me sukses të trajnimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin, gjyqtarët dhe prokurorët nga regjioni i Prizrenit dhe i Pejës duke i përfshirë nga të gjitha nivelet.

Shpërndaje :