Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-06-2018

Masat edukative dhe dënimet

Më 26 qershor 2018, Akademia e Drejtësisë, në mbështetjen e UNICEF, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë: “Masat edukative dhe dënimet”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve që përmes diskutimeve dhe elaborimit të rasteve nga praktika,  të ngritën kapacitetet profesionale të pjesëmarrësve për shqiptimin e masave të edukative dhe dënimeve.

Në kuadër të këtij trajnimi u trajtua qëllimi i masave edukative dhe përfitimet e aplikimit të tyre, llojet e këtyre masave, ku u shtjelluan në mënyrë të hollësishme secila nga masat disiplinore, masat e mbikëqyrjes së shtuar si dhe masat edukative institucionale.

Më tej, trajnimi ka vazhduar duke diskutuar për kushtet ligjore dhe kriteret që vlerëson gjykata me rastin e shqiptimit të njërës nga masat, përcaktimi i kohëzgjatjes së tyre, si dhe  roli i tyre në shmangien nga stigmatizimi i të miturve. Paraprakisht vëmendje iu kushtua edhe trajtimit të dënimeve të cilat mund t’i shqiptohen një të mituri i cili ka kryer vepër penale e cila është e ndëshkueshme me 5 vite e më shumë burgim.  

Trajnimi ishte i formatit ndërveprues, me diskutime nga ana e pjesëmarrësve për çështjet në fokus të këtij trajnimi, si dhe u prezantuan raste praktike dhe hipotetike nga ana e trajnuesve.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor, nga Departamenti për të Mitur, nga regjionet të ndryshme të Kosovës.  

Shpërndaje :