Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-06-2018

Aktivitet e realizuar në kuadër të trajnimit fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjatë muajit qershor

Në kuadër të trajnimit fillestar për gjyqtarët e sapoemëruar, gjatë muajit qershor 2018 janë realizuar gjithsejtë 16 sesione trajnuese nga modulet: “E drejta civile, ekonomike dhe administrative” dhe “Shkathtësitë personale dhe ndër personale”.

Nga nën moduli “E drejta ekonomike” janë realizuar katër (4) sesione trajnuese në të cilat janë trajtuar: specifikat e procedurës kontestimore në kontestet ekonomike, shoqëritë tregtare, falimentimi, likuidimi dhe riorganizimi i personave juridikë, kontratat në ekonomi, punët bankare dhe siguruese dhe të drejtat nga pronësia intelektuale.

Në kuadër të nën modulit “E drejta pronësisë dhe të drejtat tjera sendore janë realizuar shtatë (7) sesione trajnuese ku gjyqtarët e sapoemëruar kanë zhvilluar kompetencën profesionale mbi këto çështje: të drejtën e pronësisë në shumë subjekte; bashkëpronësinë dhe pronësinë e përbashkët; mënyrat  e fitimit të pronësisë; llojet e padive për mbrojtjen e pronësisë dhe mënyrat e humbjes së saj. Po ashtu në kuadër të këtij nën moduli është realizuar dhe një (1) një sesion trajnues nga e drejta e detyrimeve lidhur me padinë tek pasurimi i pa bazë, ku pjesëmarrësit kanë zhvilluar shkathtësitë e tyre praktike duke hartuar aktgjykim lidhur me këtë padi.

Në këtë periudhë raportuese nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore” janë realizuar dy (2) sesione trajnuese në lëmin penale ku pjesëmarrësit kanë trajtuar rëndësinë e shkrimit ligjor, tiparet që e bëjnë të qëndrueshëm, dhe komponenti analitik. Ndërsa në kuadër të nën moduli “Rregullat e komunikimit” janë realizuar dy (2) sesione trajnues ku janë trajtuar rregullat e brendshme të jashtëm dhe përvojat më të mira në mjedisin e punës.

Shpërndaje :