Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-07-2018

Punëtori për zhvillimin e kurseve trajnuese për platformën e mësimit në distancë

Me  11 korrik 2018, Akademia e Drejtësisë, realizoi punëtorinë me trajnues për zhvillimin e kurseve trajnues për platformën e mësimit në distancë / E-learning.

Qëllimi i punëtorisë ishte avancimi i njohurive të trajnuesve rreth platformës së mësimit në distancë, mënyrën e funksionimit të saj si dhe zhvillimin e kurseve trajnuese sipas shablloneve të platformës.

Fillimisht në këtë punëtori është prezantuar platforma e mësimit në distancë me ç ‘rast përfituesit janë familjarizuar me kurset trajnuese dhe me mënyrën e ndjekjes së kurseve në platformës. Gjatë punëtorisë janë krijuar llogari për pjesëmarrësit për tu qasur në platformë, si dhe janë njoftuar me shembujt për përshtatjen e materialeve që kërkon platforma e mësimit në distancë.

Paraprakisht nga trajnuesit është kërkuar që të përgatisin materialet në formatin Word, ndërsa gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit të ndarë në grupe varësisht nga moduli rishikuan, zhvilluan, përshtaten dhe prezantuan kapitujt e materialit trajnues në pajtim me shabllonet dhe strukturën që kërkon platforma e mësimit në distancë.

Pjesëmarrës në punëtori ishin gjyqtarë dhe prokurorë, trajnues të Akademisë së Drejtësisë, autorë të hartimit të kurseve trajnues.

Shpërndaje :