Më 20 gusht 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar, organizoi vizitë dhe trajnim në Agjencinë Kosovarë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, në të cilën kanë marrë pjesë gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI).
Qëllimi i kësaj vizitë ishte njoftimi më për së afërmi i gjyqtarëve të sapo emëruar me punën, rolin, funksionin, veprimtarinë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion.
Gjatë kësaj vizite gjyqtarët e sapo emëruar u njohën me historikun, strukturën dhe ligjshmërinë e krijimit të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, e cila është pasardhëse e dy drejtorive të mëparshme: Agjencia për Pronë (AKP) dhe Drejtoria për Çështje Pronësore dhe Banesore.
Vizita u fokusua me shumë tek: administrimi i pronave të Agjencisë, zgjidhja e konflikteve bujqësore, regjistrimi i konflikteve pronësore dhe notifikimi i pronës. Gjithashtu u diskutuan sfidat që ballafaqohet ka ky institucion në praktik, në veçanti me numrin e madh të lëndëve, si dhe me numrin e madh të pronave të pa regjistruara.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI) 2017-2018.
20-08-2018