Me dt. 22 gusht 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Shërbimin Korrektues të Kosovës, organizoi vizitë në “Burgun e Sigurisë së Lartë” në Gërdovc, në të cilën kanë marrë pjesë prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII).
Qëllimi i kësaj vizite, ishte që prokurorët e sapo emëruar të njoftohen me rolin, punën, funksionimin kushtet e Burgut të Sigurisë së Lartë.
Në kuadër të kësaj vizite, prokurorët u priten nga Drejtori i Burgut i cili prezantoj strukturën e organizimit dhe funksionimin e tij, kontrollimin dhe menaxhimin e të burgosurve, kushtet e tyre, sistemin e sigurisë, si dhe aktivitetet e ndryshme që i kanë në dispozicion të burgosurit.
Gjithashtu prokurorët patën mundësi të vizitojnë objektin si dhe të njihen edhe me hapësirat ku të burgosurit zhvillojnë aktivitete sportive, sallat e rekreacionit dhe bibliotekës. Po ashtu prokurorët u njoftuan rreth kapacitetit të këtij burgu për mbajtjen e të burgosurve, kategorizimin, mënyrën e realizimit të vizitave si dhe aspekte tjera që lidhen drejtpërdrejt me punën e prokurorëve.
Nga pjesëmarrësit trajnimi u cilësua shumë frytdhënës dhe i nevojshëm për të ardhmen në punën e tyre.
Përfitues të trajnimit ishin prokurorët e sapo emëruar, (gjenerata VII) 2018-2019.
22-08-2018