Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-10-2018

Procedurat e veçanta sipas KPPK-së

Më dt. 01 tetor 2018, në kuadër të trajnimit teorik për prokurorët e sapo emëruar është duke u realizuar sesioni i fundit nga nën moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK-së”.

Çështjet kryesore të cilat do të diskutohen do jenë: paraburgimi për personat me çrregullime mendore, kushtet e veçanta që duhet plotësuar për të caktuar paraburgimi ndaj një personi me çrregullime mendore, pushimi apo ndërprerja e procedurës për shkak të aktvendimit mbi paaftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit, zbatimi i procedurës për shqiptimin e masës së trajtimit t’detyrueshëm psikiatrik, trajnimi i detyrueshëm si dhe procedura ndaj të miturve me çrregullime mendore.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :