Më 3 tetor 2018, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “Caktimi i kompensimit në procedurën e shpronësimit”.
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Kushtet ligjore për shpronësim, Procedura e shpronësimit në rastet kur organ shpronësues është Qeveria apo Komuna, Vendimi preliminar dhe përfundimtar për shpronësim, si dhe mjetet juridike, Mënyra dhe kriteret për caktimin e kompensimit në rastet e shpronësimit.
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Gjykatës së Apelit (divizioni civil), si dhe bashkëpunëtorët profesional të Gjykatave.
03-10-2018