Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-01-2011

Programi i Trajnimeve për Avancim- Moduli 10 - Menaxhimi i rasteve

Më 27 dhe 28 janar 2011, IGJK në bashkëpunim me NCSC, Programi për Mbështetje të Drejtësisë në Kosovë i USAID, në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka realizuar sesionet e radhës me temë “Menaxhimi i Rasteve”.

Objektivë kryesore e këtij trajnimi ishte që përfituesit pas këtij trajnimi të përcjellin lëndët duke përdorur të dhënat e pikave kontrolluese, të zbatojnë parimet e kontrollit të hershëm dhe të vazhdueshëm të gjykatës në menaxhimin e lëndëve për të dhënë vendime të menjëhershme dhe të drejta.

Çështjet të cilat janë përfshirë gjatë këtyre sesioneve trajnuese ishin: parimet udhëzuese të menaxhimit të lëndëve, teknikat themelore, masat e performancës së gjykatës në përmisimin e cilësisë së drejtësisë dhe elementet e suksesshme të menaxhimit të lëndëve.

Gjithashtu në fokus ishin edhe sfidat dhe vështirësitë, burimet e vonesave dhe mundësitë që gjykatat e Kosovës i kanë në dispozicion për menaxhimin e lëndëve.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive mbi këto teknika dhe strategji për të arritur zbatim efektiv të vendimeve gjyqësore të drejta dhe në kohë të arsyeshme.

Këto sesione trajnuese i kanë vijuar gjyqtarët dhe prokurorët kryesisht të nivelit komunal si dhe gjyqtarë nga Gjykatat për Kundërvajtje të Kosovës


Shpërndaje :