Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-10-2018

Përfundimi i trajnimit fillestar për gjyqtarët e sapoemëruar

Prishtinë, 29 tetor 2018 - Gjyqtarët e sapoemëruar, gjenerata e gjashtë kanë përfunduar trajnimin fillestar 12 mujor i organizuar nga Akademia e Drejtësisë.

Kjo gjeneratë e gjyqtarëve ka ndjekur trajnimin fillestar  nga data 29 shtator 2017 deri me datë 29 tetor 2018. Trajnimi fillestar është realizuar, bazuar në module trajnuese të cilat janë pjesë e Programit të Trajnimit të miratuar nga Këshilli Drejtues i Akademisë si: Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtarë, Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale, E drejta civile, administrative dhe ekonomike, Shkathtësitë personale dhe ndërdisplinare, Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese si dhe mësimi në distancë.

Gjatë këtyre dymbëdhjetë (12) muajve janë realizuar 223 sesione trajnuese apo 120 ditë trajnimi teorik, dhe 107 ditë trajnimi praktik .Gjithashtu sipas programit trajnues janë realizuar edhe 18 vizita dhe programe trajnimi praktikë në institucione jo gjyqësore, puna e të cilave është e lidhur ngushtë me punën e gjykatave.

Përfitues të këtij trajnimi ishin 49 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :