Më 7 - 8 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e shpëlarjes së parave sesioni- III”.
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Zgjidhja e rasteve të korrupsionit zyrtar; Shkuarja në gjyq - paraqitja e rastit; Zgjidhjet e mundshme alternative; Masat për parandalimin dhe ekspozimin ndaj korrupsionit zyrtar.
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit, prokurorët e prokurorive themelore dhe të Apelit dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zyrtarë policor të departamenteve për luftimin e korrupsionit, zyrtarë doganorë.
06-11-2018