Më 19 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të GIZ-it organizon trajnimin e radhës për stafin administrativ gjyqësor dhe prokrorial me temë: “Menaxhimi i kohës dhe stresit”.
Trajnimi është i dizajnuar në atë mënyrë që përmes shpjegimeve dhe diskutimeve do të trajtohen teknikat e mbrojtjes nga stresi e që si rezultat do të ndikojnë pozitivisht në menaxhimin e kohës dhe aktiviteteve në punë.
Përfitues të këtij trajnimni janë stafi administrativ gjyqësor dhe prokurorial.
12-11-2018